Sport

Barça duhet të shesë, por nuk ka oferta! Pjanic mund të përfundojë në huazim te Juventus, por paga mbetet problem

11 Gusht 2021, 16:27 Nga DOSJA
Barça duhet të shesë, por nuk ka oferta! Pjanic mund të

SPANJË-Miralem Pjanic është gjithnjë e më larg Barcelonës dhe Juventus po ndjek me interes zhvillimet e brendshme të klubit katalanas. Barcelona në fakt duhet të shesë të paktën dy lojtarë që kanë pagat më të larta për të qenë në gjendje të regjistrojnë blerjet e reja si Aguero apo Depay.

Mesfushori boshnjak është profili i duhur për tu rikthyer te Juventus dhe opsioni mbetet fillimisht huazim me të drejtë blerje, por sidoqoftë spanjollët do të paguajnë një pjesë të pagës.

Sipas mediave iberike, Miralem Pjanic dhe Samuel Umtiti duhet të sakrifkohen, koha është e pakët dhe për këtë arsye Barcelona po kërkon të çojë në huazim dy lojtarët. Miralem Pjanic paguhet 8.5 milionë euro në sezon dhe në rast se arrihet një marrëveshje, Barça duhet të paguajë të paktën 20% të pagës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona juventus pjanic barcelona juventus pjanic

Sondazh

Poll