Sport

FIFA dhe UEFA marrin vendimin: Asnjë tifoz nuk do të udhëtojë në transfertë për kualifikueset e Kupës së Botës

11 Gusht 2021, 18:17 Nga DOSJA
FIFA dhe UEFA marrin vendimin: Asnjë tifoz nuk do të

EUROPË-FIFA dhe UEFA kanë vendosur që asnjë tifoz nuk do të lejohet të udhëtojë në transfertë për të ndjekur përfaqësuesen e tyre në kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022 që do të zhvillohen në muajin tetor dhe nëntor. Fillimisht dy organizatat do të ndalojnë tifozët të udhëtojnë në miqësoret që përfaqësueset do të zhvillojnë në shtator.

Vendimi do të zbatohet nga të gjitha Federatat dhe kjo vjen për shkak të rritjeve të fundit të Covid në Europë.Udhëzimi u ka shkuar të gjitha federatave që marrin pjesë në neshjet kualifikuese të muajit shtator, duke i bërë të qartë se ndalohen tifozët.Sa u përket tifozëve vendas, organizatat në fjalë kanë bërë të qartë se respektojnë vendimet individuale të qeverive përkatëse sa u përket përqindjeve të lejuara në stadiume për ndeshjet.

“Për shkak të rritjeve të rasteve me COVID-19 të kombinuara me numrin e madh të ndeshjeve që do të luhen gjatë në shtator, është rënë dakord të zbatohet e njëjta qasje siç u vendos nga komiteti ekzekutiv i UEFA-s më 14 qershor 2021 në të gjitha ndeshjet e para për kualifikueset e Kupës së Botës FIFA 2022.”Ndeshjet miqësore që zhvillohen në shtator gjithashtu do të luhen pa tifozë udhëtues”. Ishte komunikata e dy organizatave drejtuar federatave.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fifa uefa fifa uefa

Sondazh

Poll