Sport

Prezantohet Messi, dëmtohet Sergio Ramos. PSG në hall, spanjolli mund të qendrojë jashtë fushave për…

11 Gusht 2021, 16:13 Nga DOSJA
Prezantohet Messi, dëmtohet Sergio Ramos. PSG në hall, spanjolli mund

PARIS-Nuk nis mirë aventura e Sergio Ramos me PSG,ose më saktë aventura e tij nuk ka nisur ende për shkak se lojtari nuk ka bërë debutimin me skuadrën franceze. Në fakt, në ditën e prezantimit të Messit, gjendja fizike e ish-mbrojtësit të Real Madrid ka shqetësuar stafin e PSG.

Ramos vuan nga një dëmtim në kofshë që nuk e lejon lojtarin të stërvitet vazhdimisht. Real Madrid nuk pranoi të rinovonte kontratën edhe për dy vjet me lojtarin, ndikuar nga dëmtimet e përsëritura, sidoqoftë makthi i dëmtimeve që e mbajti atë jashtë fushave vitin e fundit nuk ka përfunduar.

Sipas ‘Le Parisien’ dhe Canal Plus, ky dëmtim mund ta mbajë Sergio Ramos jashtë fushave për dy muaj dhe sigurisht që ky lajm përbën një problem për drejtuesit. Deri më tani klubi francez ka qenë i kufizuar për të informuar publikun mbi gjendjen e lojtarit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport psg ramos psg ramos

Sondazh

Poll