Sport

Pasojat ekonomike te Barcelona pas largimit të Messit, fanellat e blera duhet të kthehen mbrapsht

11 Gusht 2021, 17:39 Nga DOSJA
Pasojat ekonomike te Barcelona pas largimit të Messit, fanellat e blera

BARCELONË-Po tani çfarë do të ndodhë me fanellat e Barcelonës me emrin e Messit dhe numrin 10? Në dyqanet e klubit katalanas janë hequr nga qarkullimi sapo u njoftua kalimi i tij te PSG.Tani do të jetë sponsori teknik i Nike ai që do të vendosë për fatin e tyre. Nga ky këndvështrim, humbja e pritshme ekonomike nuk i shqetëson shumë katalanasit.

Barça me kompaninë Nike kanë afërsisht dy muaj kohë për t’i kthyer përsëri fanellat që janë shitur deri tani, por sasia e tyre është shumë e madhe. Sipas studimeve të ndryshme, deri tani 8 nga 10 fanellat e Barçës që ishin shitur mbanin numrin ’10’ të Leo Messit, që do të thotë të ardhura prej 20 deri në 30 milionë euro në sezon për klubin.

Kështu, tifozët e Barçës kanë pasur praktikisht dy muaj kohë për ta blerë fanellën me numrin ’10’ të Messit.Tani klubi planifikon të shesë pesë nga 10 fanellat nën emrin e Depayt në mënyrë që të parandalojë që rënia të kalojë 30% në një afat të shkurtër.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll