Sport

Ish-drejtori i Barçës: “Messin e largoi Perez, Laporta nuk është ai që vendos te klubi”

11 Gusht 2021, 13:58 Nga DOSJA
Ish-drejtori i Barçës: “Messin e largoi Perez, Laporta nuk

SPANJE – Ish-drejtori i përgjithshëm i Barcelonës, Jaume Llopis,  i cili dha dorëheqjen menjëherë pas largimit të Messit, është përpjekur të zbardhë dicka nga prapaskenat e këtij largimi.

Llopis pohoi, se Laporta nuk është figura kryesore e autoritetit në Barcelonë, pavarësisht titullit të tij të presidentit dhe sugjeroi, që Reverte, duhet mburret me ndikim më të madh.

“Drejtori i ri i përgjithshëm (Reverter) është në krye. Unë e di se gjithçka duhet të kalojë përmes tij, gjithçka duhet të nënshkruhet nga ai dhe jo presidenti”,- ka thënë Llopis në Cadena SER.

“Laporta ishte nën presion nga drejtori i tij dhe, nga ana tjetër, Florentino e bindi atë. Midis të dyve, ata e bindën atë, se ai, duhet ta largojë Messin dhe të mos nënshkruajë me CVC”.

Partnerët CVC Capital janë në bisedime me zyrtarët e La Ligës mbi një marrëveshje që do të shihte që firma e aksioneve private të zinte një pjesë prej 10 për qind në të drejtat televizive të ligës në të ardhmen, gjë që ngjalli reagime te klubet në ligë, përfshirë Real Madridin.

Llopis hodhi dritë edhe mbi lidhjen mes Reverter dhe Perez. “Ferran Reverter ka një miqësi të gjatë me Florentino Perezin dhe mes tyre ata e bindën atë dhe Laportan që të ndryshonin rrënjësisht mendjen e tij dhe të refuzonin të vazhdonin negociatat” (me Messin).

“Ajo që është befasuese është se kanë mbetur 25 ditë deri në fund të afatit kalimtar, kishte kohë për të kërkuar zgjidhje”.

Perez reagoi menjëherë më pas, duke theksuar se marrëdhëniet e tij me drejtorin e ri të Barçës nuk janë aq të afërta sa pretendon Llopis.

“Ai është një person me të cilin jam takuar vetëm dy herë në jetën time, njëra katër muaj më parë dhe tjetra të shtunën e kaluar, në takimin që u zhvillua në Barcelonë me presidentin Joan Laporta dhe presidentin Andrea Agnelli, kur komunikimi zyrtar për Messin ishte kryer,” – tha Perez.

“Prandaj është e pamundur për mua që të kem pasur ndonjë ndikim te Messi ose ndonjë vendim tjetër i FC Barcelona. Kështu që unë shpresoj që Jaume Llopis të korrigjohet sa më shpejt që të jetë e mundur këto deklarata nuk korrespondojnë me të vërtetën”, ka shtuar më tej presidenti i Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll