Sport

VIDEO / Pas largimit të Lukakut, shfaqet Dzeko: ai ka mbërritur në Milano

11 Gusht 2021, 13:47 Nga DOSJA
VIDEO / Pas largimit të Lukakut, shfaqet Dzeko: ai ka mbërritur

ITALI – Edin Dzeko, me gjasa do të transferohet te Inter, pas largimit të Romelo Lukakut, një marrëveshje në fazat e fundit. Kampionati i Serie A po afron dhe ‘zikaltrit’ nuk kanë më kohë për të pritur, kështu që sulmuesi boshnjak ka marrë dritën jeshile nga Roma, për të mos humbur shansin e fundit të madh të karrierës së tij.

Dzeko u largua nga Ciampino rreth orës 10.30 me një fluturim për në Milano dhe u ul në Linate pak para mesditës. Ai pastaj iu drejtua klinikës ‘Humanitas’ për të kryer pjesën e parë të ekzaminimeve mjekësore dhe më pas bëri një ndalesë në Coni.

Në Appiano pritet të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me Interin. “Ne do të flasim më vonë”, ishin fjalët e tij të vetme kur u largua nga Roma. Me të janë edhe gruaja dhe agjenti i tij Alessandro Lucci.

Për një sulmues 35-vjeçar si Edin Dzeko, transferimi te zikaltrit do të jetë kërcimi i fundit i madh në karrierën e tij, i bindur nga perspektiva e mbrojtjes së titullit të kampionëve italianë, nga mundësia për të luajtur në Champions dhe nga kontrata dyvjeçare, e cila do ta lidhë atë me shoqërinë lombarde.

Një rregullim ekonomik prej rreth dy milionë eurosh do të shkojë në Romë, mjaftueshëm për të shmangur një humbje të papërshtatshme për ‘verdhekuqtë’. Ish-sulmuesi i Manchester City dhe Wolfsburg, priten sot në Milano për nënshkrimin e kontratës, pastaj Interi do të punojë më me qetësi, për emrin e dytë të sulmit.

Edin Dzeko has arrived in Milan, ahead of his move to Inter (via @Glongari )pic.twitter.com/ciVWsdx4Dk

— Get Italian Football News (@_GIFN) August 11, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport edin dzeko inter klinikës ‘humanitas’ sulmues 35-vjeçar edin dzeko inter klinikës ‘humanitas’ sulmues 35-vjeçar

Sondazh

Poll