Sport

Juve-Dybala, takim i ri për rinovimin: në pritje të tymit të bardhë…

11 Gusht 2021, 13:21 Nga DOSJA
Juve-Dybala, takim i ri për rinovimin: në pritje të tymit të

ITALI – Te Juventusi, negociatat për rinovimin me Paolo Dybala vazhdojnë, por tymi i bardhë ende nuk ka mbërritur. Siç ishte planifikuar, në Continassa, agjenti i argjentinasit Jorge Antun, u takua përsëri me menaxherin e Juventusit, Federico Cherubini, për të marrë në konsideratë situatën dhe për të diskutuar ofertën për rinovimin e kontratës. Një takim njëorësh, i ndjekur edhe nga Carlos Novel, menaxher, i cili kujdeset për sponsorizimet e lojtarit.

Oferta e Juventusit për Dybala mbetet në 8 milionë në sezon, plus bonuse. Këto të fundit, që së bashku me futjen e një klauzole lirimi, ose një përqindje në favor të lojtarit dhe në rast të rishitjes në të ardhmen, mund të jenë vendimtare në mbylljen e marrëveshjes. Për këto arsye ato duhet të vlerësohen me vëmendje të madhe.

Por nga ana tjetër, të dyja palët vazhdojnë të tregojnë synimin për të vazhduar së bashku deri në vitin 2026. Pa kthesa të bujshme në momentin e fundit, të krijohet përshtypja se një lajm pozitiv mbi këtë çështje, mund të arrihet së shpejti. Në Continassa, Juve bëri një hap tjetër drejt rinovimit të kontratës me argjentinasin Paolo Dybala.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 8 milionë në sezon carlos novel federico cherubini jorge antun juventusi paolo dybala plus bonuse 8 milionë në sezon carlos novel federico cherubini jorge antun juventusi paolo dybala plus bonuse

Sondazh

Poll