Sport

Ish-djali keq i Jordanisë, mes mamasë dhe… Jackie Chan

11 Gusht 2021, 13:08 Nga DOSJA

JORDANI – Në librat e historisë së lashtë, Jordania ka një vend nderi, me shkretëtira magjepsëse, verës së nxehtë dhe vendeve arkeologjike. Saleh El-Sharabaty tani është pjesë e historisë së këtij vendi.

I lindur në ’98 në Palestinë, ai i dha Jordanisë medaljen olimpike në taekwondo, në peshën deri 80 kg., në lojërat “Tokyo 2020”. Një shkëlqim argjendi, gati për t’u bërë ari, në ngjarjen e ardhshme me pesë unaza, “Paris 2024”.

Saleh, është një emër me origjinë arabe që do të thotë “I drejtë”, bie në dashuri me taekwondo, duke parë filma të Jackie Chan. “Unë doja të isha si ai,“- tregon ai. Për herë të parë në palestër? Që shtatë vjeç, për t’iu afruar sportit.

Pastaj pak errësirë, ​​e lidhur me zhdukjen e babait tim, më 2011 dhe më pas disa vjet si djalë i keq: “Ishte një periudhë e vështirë. Unë e kasha ndërprerë sportin sepse nuk nuk kisha më arsye për të shkuar në palestër. Dilja me miqtë e mi, kthehesha vonë në shtëpi dhe do të qëndroja në gjumë shmë gjatë”.

Pas katër vitesh hardallosje, vinë fjalët e nënës së tij: “Saleh, merr në duar jetën tënde”. Mesazhi u mor. Trajnimi fillon përsëri, pika e kthesës vjen me Olimpiadën në “Rio 2016”. Pas suksesit të bashkatdhetarit të tij Ahmad Abughaush, i cili fitoi medaljen e pare të artë në taekwondo në peshën deri 68 kg. Ai ishte frymëzimi, ai e bëri të qartë, se nuk ka mure në jetë, se asgjë nuk është e pamundur. As edhe të synosh suksesin në “Tokyo 2020”.

Saleh El-Sharabaty niset për në Japoni me një qëllim të qartë, për të fituar arin. Pas një beteje historike, del me një medalje argjendi nga finalja. “I kushtohet nënës sime, i kam borxh gjithçka”, – është shprehur ai pas fitores. Ai dhe kundërshtarit të tij, rusi Maksim Khramtcov, e njohin mirë njëri-tjetrin edhe jashtë tapetit: “Ai është i fortë, unë jam stërvitur shumë me të në Jordan. Jam i lumtur për argjendin, por dua arin në Paris,”– përfundon jordanezi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport jackie chan jordania lojërat “tokyo 2020” paris 2024 saleh el-sharabaty jackie chan jordania lojërat “tokyo 2020” paris 2024 saleh el-sharabaty

Sondazh

Poll