Aktualitet

EMRAT/ Arratisja e dështuar e Çekajt dhe Pjetrit, vihen nën hetim 6 policë të burgut ‘313’, lanë të burgosurit të di

11 Gusht 2021, 12:32 Nga DOSJA
EMRAT/ Arratisja e dështuar e Çekajt dhe Pjetrit, vihen nën

TIRANË– Efektivët Gëzim Rramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myzyri, Redion Maloku dhe Edmond Prenga janë vënë nën hetim nga Prokuroria pasi akuzohen se nuk kanë kontrolluar të burgosurit para daljes në ajrosje.

Konkretisht në dokumentin e siguruar nga Dosja.al, bëhet me dije se këta efektivë kanë lejuar që Fatmir Pjetri të dilte në ajrosje me një çantë të kuqe ku ndodhej litari dhe levat e hekurit, që do të përdoreshin për arratisjen, gjë e cila dështoi.

Për pasojë Pjetri dhe Arbër Çekaj tentuan të arratiseshin. Në shkresë bëhet me dije se edhe tret ë paraburgosur të tjerë janë referuar për moskallëzim krimi.

“Efektivët Gëzim Rramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Oldi Myzyri, Redion Maloku dhe Edmond Prenga po hetohen nga Prokuroria. Për moskallëzim krimi janë referuar edhe 3 të paraburgosur të tjerë. Këta efektivë nuk kanë bërë kontroll fizik të mjeteve dhe pajisjeve që i paraburgosuri Fatmir Pjetri kishte me vete, konkretisht një çantë të kuqe ku ndodhej litari dhe sendet e forta atë të hekurit, në kushtet kur kontrolli para daljes në zonën e ajrimit është detyrim,”- thuhet në dokument.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj bashkim muça edmond prenga fatmir pjetri gëzim rramushi oldi myzyri redion maloku sajmir shahini tentativa per arratisje tek 313 arber cekaj bashkim muça edmond prenga fatmir pjetri gëzim rramushi oldi myzyri redion maloku sajmir shahini tentativa per arratisje tek 313

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Gusht 2021, 12:12

TIRANË– Vëzhguesi i ajrosjes në burgun 313, Xhavit Kurti ka treguar gjithçka që ka parë ditën kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan...