Aktualitet

Pa Lulzim Çepelen me damarë të prerë, zbardhet deklarata e vëzhguesit të ajrosjes, Kurti: Iku në infermieri, pikasa Çeka

11 Gusht 2021, 12:09 Nga DOSJA
Pa Lulzim Çepelen me damarë të prerë, zbardhet deklarata e

TIRANË– Vëzhguesi i ajrosjes në burgun 313, Bledar Kurti ka treguar githçka që ka parë ditën kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri organizuan arratisjen e tyre nga qelitë.

Në deklaratën e siguruar nga Dosja.al bëhet me dije se Kurti është shprehur se ka parë Çekajn dhe Pjetrin që hapnin rrjetën dhe hipnin mbi zgarë në ajrosje.

Ai shton se ka shkuar që t’i ndalojë, por nuk ka mundur dot dhe më pas ka kërkuar ndihmën e kolegëve.

Deklarata e plotë:

*Vëzhguesi i ajrosjes-Bledar Kurti: Kam marrë shërbimin si çdo ditë në orën 08:00 të mëngjesit. Pasi kam marrë çelsat te oficeri i rojes jam futur brenda në sektor në godinën A, ku kam shkuar në vendin tim të punës i cili është lartë në ajrosje. Deri në orën 12:00 kam qëndruar në ajrosje dhe më pas pasi mbaroi orari i ajrosjes kam qëndruar në dhomat e gatshme ku rrimë gjithnjë. Para se të dilja përsëri në ajrosje kam parë një të paraburgosur i cili kishte prerë dorën dhe shkoi te infermieria. Më pas rreth orës 14:50 kam shkuar përsëri në vendin e punës lart në ajrosje pasi në orën orën 15:00 hapet ajrosja përsëri. Në vendin e punës ku unë shërbej dalin në të njëjtën kohë sektorët 1-2 i katit të 2 dhe në krahun tjetër del sektori 2/3, dhe 2/5 të katit të 2. Pasi mora përsëri shërbimin dhe u bëra gati për të pritur të paraburgosurit në ajrosje, vura re se dy të paraburgosur hapën rrjetën dhe hypën mbi zgarën e ajrosjes. Kam shkuar në vend, i ndalova dhe arrita vetëm të kapja me një dorë Fatmir Pjetrin por nuk arrita ta ndaloja pasi më iku dhe iu drejtuar fundit të ajrosjes. Aty ku lidhën litarin dhe e hodhën në krahun e oborrit. Në moment kam bërtitur për të më dëgjuar polici poshtë kollonës, dhe kam shkuar të hap derën e daljes nga sektori në ajrosje pasi ishte e mbyllur me shul nga të dy të paraburgosurit dhe kanë ardhur dy polic të gatshëm Edmond Prenga dhe Olti Myziri të cilët hypën lart sipër zgarës së ajrosjes, shkuan deri në fund për të parë të dënuarit dhe u kthyen pasi nuk panë asgjë. Më pas kam qëndruar në vendin tim të punës deri në momentin që kanëardhur ekspertët për të bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar kurti tentativa per arratisje tek 313 bledar kurti tentativa per arratisje tek 313

Sondazh

Poll