Aktualitet

“Dëgjuam zhurma dhe të bërtitura”, shoqëroi Çepelen pasi preu damarët, efektivi tregon si u përball me tentativën e

11 Gusht 2021, 12:29 Nga DOSJA
“Dëgjuam zhurma dhe të bërtitura”, shoqëroi

TIRANË– Punonjësi i policisë me detyrë ndihmës specialist informacioni, Ali Allmeta ka treguar se në ditën kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan të arratiseshin, ka qenë në detyrë në momentin që është lajmëruar se i paraburgosuri Lulzim Çepele ka prerë damarët.

Në deklaratën e siguruar nga Dosja.al, shkruhet se në momentin që Allmeta po dilte nga tuneli me Çepelen për ta dërguar për në spital, ka dëgjuar të bërtitura dhe ka parë që kolegu i tij, Myfit Xheka, ishte gjakosur.

Deklarata e plotë:

*Punonjës i policisë me detyrë ndihmës specialist informacioni, Ali Allmeta: Kam marrë shërbimin në orën 06:15, u njoha me detyrat dhe kam dalur për të rrjeshtuar turnin e parë të efektivëve. Pas instruktazhit të bërë nga specialisti i informacionit futemi bashkë me trupën për kontrollin fizik te skaneri dhe i shoqërijmë në godina sipas sektorëve. Kam vazhduar me praktikat e punës si çdo ditë tjetër deri në orën 14:30 ku u lajmëruam në telefonin e informacionit nga infermjerja se i paraburgosur Lulzim Çepele ka prerë damarët e dorës specialisti i informacionit më dërgoi për të thirrun infermieren që të komunikoj me doktoreshën, ku pas komunikimit të tyre u vendos që do dërgohej në urgjencë. Rreth orës 14:50 marr detyrë nga specialisti i nformacionit që të merrja të paraburgosurin e dëmtuar dy punonjës të rolit bazë të gatshëm dhe specialistin e trupës për të dërguar në urgjencë. Në moment që të dalim në tunel, kemi dëgjuar nga jashtë derës zhurma dhe të bërtitura, dhe në këtë moment kemi lënë të paraburgosurin tek kontrolli me policin e rolit bazë dhe unë me dy të grupit të sigurisë dhe specialistin e trupës kemi dalë jashtë në oborr. Aty kam parë specialistin e informacionit të gjakosur dhe punonjësin e sigurisë Lefter Hysenlika i cili kishte neutralizuar të paraburgosurin Fatmir Pjetri, më pas kemi parë dhe të paraburgosurin Arbër Çekaj duke goditur policin e sigurisë tek porta e jashtme dhe kemi ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe e prangosur. Më pas i bëmë kontroll dhe i shoqëruam veçmas.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ali allmeta arber cekaj fatmir pjetri lulzim cepele tentativa per arratisje tek 313 ali allmeta arber cekaj fatmir pjetri lulzim cepele tentativa per arratisje tek 313

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Gusht 2021, 12:12

TIRANË– Vëzhguesi i ajrosjes në burgun 313, Xhavit Kurti ka treguar gjithçka që ka parë ditën kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan...