Aktualitet

‘Nuk na nevojitet më asistenca juaj!’/ Iu komunikuan se nuk kishin më nevojë për ndihmë në Kukës, kthehen në Kosovë

11 Gusht 2021, 12:21 Nga DOSJA
‘Nuk na nevojitet më asistenca juaj!’/ Iu komunikuan se nuk

KUKËS– Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve janë kthyer mbrëmjen e djeshme në Kosovë pasi ndihmuan autoritetet e Shqipërisë në shuarjen e zjarreve në zonën e Kukësit.

Këtë e ka konfirmuar komandanti i kontingjentit të FSK-së, Petrit Loxha, i cili ka thënë se institucionet e Shqipërisë kanë konfirmuar se nuk kanë më nevojë për ndihmën e ekipeve nga Kosova.

Natën e mbrëmshme kemi qenë në zonën e Kukësit te fshati Shën Mëri te vendi i quajtur ‘Maja e Rrupës’ për shkak se gjithë faqja e malit në drejtimin tonë ka qenë e ndezur flakë me vatra zjarri në vende të ndryshme. Në këtë zonë kemi punuar derisa ka lejuar dita dhe kur ta filluar të errësohet kemi vendosur të tërhiqemi, pastaj kemi marrë urdhrin për tërheqje në Kosovë përfundimisht pasi na është kumtuar lajmi se autoritetet shqiptare kanë thënë se e kanë marrë situatën nën kontroll dhe nuk nevojitet më për momentin asistenca jonë”, ka bërë të ditur Loxha.

Forcat zjarrëfikëse të Kosovës u paraqitën në Kukës në momentin që u kërkua ndihmë për shuarjen e zjarreve. Mirëpo një ditë më parë, pavarësisht punës që ata kryen, kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici tha se ata e kishin shuar zjarrin para se të mbërrinin forcat zjarrëfikëse.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet petrit loxha zjarret ne shqiperi petrit loxha zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Gusht 2021, 12:12

TIRANË– Vëzhguesi i ajrosjes në burgun 313, Xhavit Kurti ka treguar gjithçka që ka parë ditën kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan...