Aktualitet

11 Gusht 2021, 12:12 Nga DOSJA

TIRANË– Vëzhguesi i ajrosjes në burgun 313, Xhavit Kurti ka treguar gjithçka që ka parë ditën kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan të arratiseshin nga qelitë.

Në deklaratën e siguruar nga Dosja.al bëhet me dije se gjatë orarit të ajrosjes, ka parë se si kolegu i tij kishte kapur nga këmba Çekajn, por ky i fundit i ka rrëshqitur nga dora.

Deklarata e plotë:

*Vëzhgues i ajrosjes- Xhavit Kurti: Kam marrë shërbimin si çdo ditë në orën 08:00 të mëngjesit. Pasi kam marrë shërbimin kemi konstatuar elementët e sigurisë të cilët ishin në rregull dhe pa probleme. Rreth orës 08:00-12:00 kanë vazhduar ajrimet pa probleme. Rreth orës 15:00 jemi ngjitur tek bokset e ajrimit për të filluar ajrimin e pasdites për të paraburgosurit. Sipas grafikut ka pasur ajrim sektori 2/4 dhe 2/5. Kanë dalë për ajrim sektori nr.1 në krahun e ajrosjes tjetër, gjatë daljes në ajrim kam parë punonjësin e policisë i ajrosjes tjetër po bënte debat me të paraburgosurin Arbër Çekaj i cili kishte hipër sipër zgarës lart dhe mua mu duk sikur e kapi për këmbe por nuk e neutralizoi dot. Në këtë moment duke qenë dhe më trup të gjatë, Çekaj ka hapur rrjetën sipër dhe është ngjitur në zgarë. Kam bërtitur thirra punonjësin e Policisë Fiqiri Halili që të njoftojnë informacionin për ngjarjen pasi ne nuk kishim as telefon dhe as radio. Nuk kam parë asgjë më shumë pas këtij momenti.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tentativa per arratisje tek 313 xhavit kurti tentativa per arratisje tek 313 xhavit kurti

Sondazh

Poll