Aktualitet

Qëndroi 8 ditë në spital por nuk mbijetoi dot! Kjo është Tatiana Haxhiaj, viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri, humbi

11 Gusht 2021, 11:47 Nga DOSJA
Qëndroi 8 ditë në spital por nuk mbijetoi dot! Kjo

GJIROKASTËR– Gruaja në foto është Tatiana Haxhiaj e cila humbi jetën ditën e sotme si pasojë e plagëve që kishte marrë nga zjarri. 60-vjeçarja ishte e shtruar prej 8 ditësh në spitalin e Djegieve plastike në Tiranë, pasi kishte trupin 70% me djegie.

Haxhiaj është viktima e dytë që humbi jetën nga zjarret në vend. I pari ishte bashkëshorti i saj, Andrea Haxhiaj i cili po ashtu nuk mundi ti mbijetonte dot plagëve të marra duke ndërruar jetë më 3 gusht. Dosja.al ka siguruar foton e viktimës së dytë.

Burrë e grua ishin në shtëpinë e tyre në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës, në momentin që banesa u përfshi nga zjarri. Vetë Andrea Haxhiaj nisi të luftonte me flakët me mjete rrethanore, por u rrëzua nga shkallët.

LAJM KRYESOR: 19 ditë në ‘pushtetin’ e zjarreve/ Sot nisin operacionet për neutralizimin e flakëve në Kukës, vatra më me RREZIK në Majën e Rrunës, po i afrohet Pukës dhe Mirditës

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tatiana haxhiaj viktimat e zjarreve ne shqiperi tatiana haxhiaj viktimat e zjarreve ne shqiperi

Sondazh

Poll