Aktualitet

Merr fund lufta me flakët, pas dy javësh, nuk ka asnjë vatër zjarri aktive në Karaburun

11 Gusht 2021, 10:00 Nga DOSJA
Merr fund lufta me flakët, pas dy javësh, nuk ka asnjë vatër

TIRANË– Zjarri në Karaburun është shuar. Lajmin e mirë e ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes, e cila shkruan se pas dy javësh luftë dhe mund, në gadishullin e Karaburunit nuk ka më asnjë vatër aktive zjarri.

 

Njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes: Më në fund pas 2 javësh mundi dhe sakrificash, nuk ka më vatra zjarri në Karaburun. Qindra orë betejash, qindra trupa të Forcave të Armatosura e forcave zjarrfikëse, specialistë të zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile kanë punuar pa u lodhur për të shpëtuar Parkun Kombëtar të Llogarasë. Kjo stinë e nxehtë s’ka mbaruar por sot, në këtë moment frymëmarrjeje dua t’i falenderoj të gjithë ata që dhanë gjithçka në këto ditë të vështira. Të gjithë po bëjmë detyrën por disa heronj shkojnë përtej detyrës. Prefekti Flamur Mamaj, komandantët që drejtuan operacionet e vështira Gëzimi, Pëllumbi, Idrizi, Arbeni, punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, punëtorët e palodhur të zonave të mbrojtura si Nexhipi, Ganiu e te tjerët që nuk i takova dot sepse ishin gjithë kohën në frontin e betejës me zjarret, pilotët Julian, Agimi, Ervini dhe Agroni,  janë shqiptarë të rrallë që meritojnë respekt dhe mirënjohje. Nuk mund ta le mënjanë çdo ushtar të thjeshtë që nuk ia mësova dot emrin por i pashë veprën. Sfida vazhdon. Ne jemi të gatshëm në krah të komuniteteve lokale.

LAJM KRYESOR: 19 ditë në ‘pushtetin’ e zjarreve/ Sot nisin operacionet për neutralizimin e flakëve në Kukës, vatra më me RREZIK në Majën e Rrunës, po i afrohet Pukës dhe Mirditës

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Gusht 2021, 09:01

TIRANË– Tre ditë më parë tentuan që të arratiseshin nga burgu 313 në Tiranë me çarçaf dhe për këtë Gjykata e Tiranës vendosi t’i lërë sot në ...