Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Teuta njeh kundërshtarin në rast kualifikimi, durrsakët kanë shansin të prekin historinë

10 Gusht 2021, 20:56 Nga DOSJA
CONFERENCE LEAGUE/ Teuta njeh kundërshtarin në rast kualifikimi,

DURRËS-Teuta në kërkim të historisë. Skuadra durrsake ka një mision të rëndësishëm të enjten përballë Shamrock Rovers, takim i raundit të tretë për Conference League. Klubi durrsak u mund një javë më parë me shifrat 1-0 në transfertë, ndërsa në “Elbasan Arena” blutë do të duhet të përmbysin këtë rezultat për të prekur play-offin.

Nëse arrin të bëjë mrekullinë e radhës ndaj Shamrock, Teutën e pret një kundërshtar i kalueshëm në letër, kampionia e Estonisë, Flora Tallin. Skuadra në fjalë është eliminuar sot nga Europa League ndaj Omonias së Qipros.Koha e rregullt u mbyll 2-1 për Flora Talinin, për shkak të disfatës 1-0 në ndeshjen e parë takimi shkoi në shtesë dhe meqë nuk pati ndryshim tjetër rezultati u gjuajtën 11-metërshat. Futbollistët e skuadrës qipriote realizuan pesë nga gjashtë tentativa, ndërsa ekipi estonez gaboi në dy raste.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league teuta conference league teuta

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 16:21

ITALI-Christian Eriksen i dërgoi një video inkurajimi një vajze 9-vjeçare e cila duhet t’i nënshtrohet një operacioni për instalimin e një defibrilatori ...