Sport

Real Madrid/ Florentino Perez çon në gjykatë presidentin e La Liga-s, shkak bëhet marrëveshja me fondin CVC

10 Gusht 2021, 16:42 Nga DOSJA
Real Madrid/ Florentino Perez çon në gjykatë presidentin e La

MADRID-Mosmarrëveshjet midis klubeve spanjolle dhe La Ligas po merr tone veçanërisht të ashpra dhe serioze. Për ta zhvendosur konfliktin në një nivel krejt tjetër tani është Real Madrid që nëpërmjet një deklarate, ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër presidentit të La Ligas Javier Tebas, ashtu edhe kundër fondit anglez CVC për të anulluar çdo marrëveshje.

Real Madrid në fakt ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore për të kundërshtuar marrëveshjen që parashikon shitjen e 10% të aksioneve të LaLigas në fondin CVC, në këmbim të 2.7 miliardë. Ditët e fundit, disa gazeta spanjolle kishin treguar pakënaqësinë e Florentino Perez për një marrëveshje që, sipas klubit madrilen, do të sillte përfitime dhe fitime për CVC – duke filluar nga ato të kontratave të reklamave, pa pëlqimin e Real Madrid dhe klubeve të tjera.

KOMUNIKATA

“Bordi i drejtuesve të Real Madrid CF, i cili u mblodh sot (të martën) në orën 11:00, vendosi njëzëri të fillojë veprime juridike civile dhe penale kundër presidentit të La Liga, Javier Tebas Medrano dhe kundër Javier de Jaime Guijarro, kreut të fondit CVC Capital Partners”, thuhet në deklaratën e klubit madrilen.

“Bordi i drejtuesve gjithashtu vendosi të ndërmarrë veprime ligjore që konsiderohen të përshtatshme për të anuluar çdo marrëveshje të miratuar nga Asambleja e La Liga, e cila do të mbahet më 12 gusht 2021, në lidhje me marrëveshjen midis LaLiga dhe fondit CVC”.

Nga klubet e La Liga vetëm Real Madrid-i dhe Barcelona janë shprehur haptazi kundër, ndërsa klubet e tjera po mendojnë sesi t’i shpenzojnë paratë.

Marrëveshja detyron klubet që 70% e shumës të përdoret në përmirësimin dhe modernizim e infrastrukturës së klubeve, qendrave stërvitore e deri tek objektet e lojërave.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport florentino perez real madrid florentino perez real madrid

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 16:21

ITALI-Christian Eriksen i dërgoi një video inkurajimi një vajze 9-vjeçare e cila duhet t’i nënshtrohet një operacioni për instalimin e një defibrilatori ...

Sport 10 Gusht 2021, 10:11

Lionel Messi është lojtar i Paris Saint Germain…

FRANCE – Lionel Messi ka pranuar kushtet e kontratës së Patis Saint Germain dhe në orët në vazhdim pritet të jetë në Paris për të firmosur.Lajmi për momentin bë...