Sport

VIDEO / Messi mbërrin në Paris gati për të firmosur, por uniformën me numrin 10-të do ta mbajë Neymar

10 Gusht 2021, 14:27 Nga DOSJA
VIDEO / Messi mbërrin në Paris gati për të firmosur, por

PARIS – “Këtu është Parisi”, me këtë mbishkrim në fanellën e tij Lionel Messi ka mbëritur rreth orës 16:00 në aeroportin “Le Bourget” të kryeqytetit francez për të nënshkruar kontratën e tij të re me PSG.


Një ditë e madhe për të, klubin francez dhe futbollin europian. Tashmë kontrata e tij dhe shifrat janë të publikuar. Ylli argjentinas do të paguhet 35 milionë euro në sezon për dy vitet e ardhshme, pra një kontratë e cila skadon në qershor të vitit 2024.

Nëse do të shpërndahej në afate kohore të ndryshme, ja sa përfiton Messi në muaj javë e në vazhdim.

35,000,000 € në vit 

2,900,000 € në muaj 

675,000 € në javë 

96,428 € në ditë

4,018 € në orë

67 € në minut

1.1 € në sekondë

Një tjetër paqartësi ka qenë ajo e fanellës dhe numrit që do të mbajë ish-kapiteni i Barcelonës. Për shumë vite atje dhe tek përfaqësuesja argjentinase ai ka mbajtur numrin 10, por tek PSG këtë numër e mban shoku i tij, Neymar.

Për këtë arsye bëhet e ditur se Lionel Mesi do të mbajë numrin 30 në fanellën e tij të re, një numër që ka mbajtur për herë të parë kur ka luajtur te Barcelona, pasi edhe në atë kohë numrin 10-të e mbante një barazilian, Ronaldinho.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 10:11

Lionel Messi është lojtar i Paris Saint Germain…

FRANCE – Lionel Messi ka pranuar kushtet e kontratës së Patis Saint Germain dhe në orët në vazhdim pritet të jetë në Paris për të firmosur.Lajmi për momentin bë...