Sport

10 Gusht 2021, 16:21 Nga DOSJA

ITALI-Christian Eriksen i dërgoi një video inkurajimi një vajze 9-vjeçare e cila duhet t’i nënshtrohet një operacioni për instalimin e një defibrilatori të zemrës siç i ndodhi vetë futbollistit danez.

“Përshëndetje Evie, unë jam Christian. Faleminderit për letrën e bukur, e lexova. Shpresoj që të ndihesh rehat dhe të jesh e sigurtë se do e përballosh operacionin”, ishin këto fjalët e mesfushorit. Nuk është diçka e bukur të jesh në spital, por jam i sigurt që mjekët e dinë se çfarë po bëjnë dhe do t’ju ndihmojnë.Unë jam i sigurt që do ti rikthehesh jetës normale shumë shpejt siç më ndodhi mua. Unë thjesht doja të uroja gjithë të mirat dhe shpresoj se ndoshta do të shihemi në të ardhmen”.

Eriksen është një idhull për Evien e vogël, familja e së cilës ka bërë gjithçka për të kontaktuar lojtarin. Përfundimisht ëndrra u realizua falë Kasper Lynge Esmann, i cili i shkroi një letër Federatës Daneze të Futbollit dhe kontaktoi menjëherë lojtarin.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport eriksen inter eriksen inter

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 10:11

Lionel Messi është lojtar i Paris Saint Germain…

FRANCE – Lionel Messi ka pranuar kushtet e kontratës së Patis Saint Germain dhe në orët në vazhdim pritet të jetë në Paris për të firmosur.Lajmi për momentin bë...