Sport

Para largimit drejt Parisit, babai i Messit, hedh dyshime të forta për arsyet e largimit e të birit nga Barcelona…

10 Gusht 2021, 13:40 Nga DOSJA
Para largimit drejt Parisit, babai i Messit, hedh dyshime të forta për

FRANCE – Tashmë askush nuk e vë në dyshim se Lionel Messi do të jetë lojtar i PSG -së. nga çasti në çast ai pritet të mbërrijë në kryeqytetin francez.

Duke kapërcyer çështjet e fundit, në lidhje me të drejtat e imazhit dhe angazhimet, fenomeni argjentinas pritet që në Paris t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën e tij dyvjeçare (plus një opsion për të tretin).

Sipas mediave franceze, konferenca për shtyp për prezantim e tij është caktuar të bëhet të mërkurën në stadiumin ‘Parco dei Principi’.

Ndërsa Messi ishte në aeroportin e Barcelonës për të fluturuar drejt Parisit, babai dhe agjenti i tij, Jorge u pyet për largimin e të birit nga klubi katalanas. “Kush është fajtori i lamtumirës së tij nga Barcelona? Pyesni klubin, – përgjigja nga babai i argjentinasit, i cili shtoi, – Gjendja e tij shpirtërore? A nuk e keni parë atë?”.

Ndërkohë, mohimi i lajmit se Barcelona kishte bërë përpjekjen e fundit për të mbajtur kampionin argjentinas vjen përmes ‘Mundo Deportivo’. Gazeta katalanase shkruan se është konsultuar “me një burim të afërt me presidentin, Joan Laporta”, i cili ka “mohuar kategorikisht” përpjekjen ‘in extremis’ për ta rikthyer yllin argjentinas në klubin ‘blaugrana’.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘parco dei principi’ “mundo deportivo” babai dhe agjenti i tij jorge u pyet për largimin e të birit lionel messi ‘parco dei principi’ “mundo deportivo” babai dhe agjenti i tij jorge u pyet për largimin e të birit lionel messi

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 10:11

Lionel Messi është lojtar i Paris Saint Germain…

FRANCE – Lionel Messi ka pranuar kushtet e kontratës së Patis Saint Germain dhe në orët në vazhdim pritet të jetë në Paris për të firmosur.Lajmi për momentin bë...