Sport

Premier League: Në ishull, futboll vetëm për tifozët e vaksinuar!

10 Gusht 2021, 14:05 Nga DOSJA
Premier League: Në ishull, futboll vetëm për tifozët e

ANGLI – Tifozët, apo njerëzit që duan të ndjekin ndeshjet e ardhshme të Premier League do të testohen në hyrje të stadiumeve, ose do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit kundër Covid-19, ose duhet të tregojnë një test negativ të fundit.

“Për ndeshjet e para të sezonit, tifozët do të duhet të presin që të kontrollohen rastësisht me testet anti-Covid, para se të hyjnë në stadium,”- ka njoftuar Premier League. Ky rregull do të zbatohet nga fillimi i sezonit 2021-’22, me ndeshjen inauguruese të 13 gusht, midis Brentfordit të sapo promovuar dhe Arsenalit.

Qeveria britanike deri më tani ka refuzuar të pajisë shtetasit e saj me një “green pass” shëndetësor, por klubet e futbollit tashmë janë gati të përballen me një ndryshim të mundshëm në muajt e ardhshëm, me qëllim të mbushjes së stadiumeve përsëri.

Protokolli shëndetësor parashikon gjithashtu përdorimin e maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura, përveç distancës nga njerëzit që nuk e njohin njëri -tjetrin dhe shtigjet e dedikuara. Nëntë lojtarë ose anëtarë të menaxhmentit të një klubi të Premier League, raportohet se kanë rezultuan pozitivë në testet e fundit anti-Covid.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 13 gusht arsenalit brentfordit fillimi i sezonit 2021-'22 premier league testet anti-covid 13 gusht arsenalit brentfordit fillimi i sezonit 2021-'22 premier league testet anti-covid

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 10:11

Lionel Messi është lojtar i Paris Saint Germain…

FRANCE – Lionel Messi ka pranuar kushtet e kontratës së Patis Saint Germain dhe në orët në vazhdim pritet të jetë në Paris për të firmosur.Lajmi për momentin bë...