Sport

Lukaku për rekord, për belgun në total është shpenzuar 321 milionë euro

10 Gusht 2021, 20:20 Nga DOSJA
Lukaku për rekord, për belgun në total është shpenzuar

ANGLI-Romelu Lukaku rikthehet te Chelsea.Transferimi i tij nga Milano në Londër e bën atë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e transferimeve. Fillimisht lojtari luajti te Anderlecht dhe u largua për 12 milionë te Chelsea, pastaj 36 milionë kalimi te Everton, Manchester United shpenzoi 84 milionë, Inter e mori belgun për 74, ndërsa tani transferohet te Chelsea për 115 milionë me koston totale që shkon gjithsej 321 milionë euro.

Më mirë se Ronaldo Messi dhe Neymar. TuttoMercatoëeb shkruan se një fenomen si Cristiano Ronaldo i cili ka ndryshuar katër klube ka një kosto prej 288 milionë eurosh.Për të mos përmendur Lionel Messin protagonist i shumë pak transferimeve në karrierë.Por përveç dy fenomenëve mund të flasim edhe për Neymar.

Braziliani është i dyti në renditje, fillimisht duke u transferuar nga Santos te Barcelona për 88 milionë dhe më pas për 222 milionë te PSG. Në total, rezultati është 310 milionë: një shifër e jashtëzakonshme duke pasur parasysh se këto janë vetëm dy transferime.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea inter lukaku chelsea inter lukaku

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 16:21

ITALI-Christian Eriksen i dërgoi një video inkurajimi një vajze 9-vjeçare e cila duhet t’i nënshtrohet një operacioni për instalimin e një defibrilatori ...