Sport

Gjendet e vdekur sportistja, ja çfarë mesazhi la për të gjithë…

10 Gusht 2021, 11:14 Nga DOSJA
Gjendet e vdekur sportistja, ja çfarë mesazhi la për të

ZELANDE E ERE – Gjendet pa jetë çiklistja e Zelandës së Re, Olivia Podmor. Lajmi është konfirmuar nga vetë familjarët e saj, nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo ishte pjesë e kombëtares së vendit të saj, madje kishte marrë pjesë edhe në Olimpiadën e Rios në 2016-n.

Pak ditë më parë në rrjetet sociale vetë 24-vjeçarja shkruante: “Sporti është një gjë shumë e rëndësishme për shumë persona, një betejë, një betejë që në fakt të fal shumë gëzim. Ndjesia kur fiton është shumë e ndryshme nga të tjerat, por ndjesia kur humbet, kur nuk grumbullohesh edhe pse ke arritur normën, kur je e dëmtuar, apo kur nuk arrin të plotësosh pritshmëritë e publikut është po kaq e ndryshme nga çdo gjë tjetër.”

Një koment që i ngjan më tepër një mesazhi të lënë përpara një vetvrasjeje, që tregon edhe një herë presionin e madh që kanë sportistët për të qenë pjesë e niveleve më të larta.

Podmor ishte kampione bote, më pas në Olimpiadën e Brazilit, fitoi medajen e argjendtë në kategorinë e shpejtësisë ekipore dhe medaljen e bonztë në kronometër në Botërorin e të rinjve në Astana të 2015-s.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 10:11

Lionel Messi është lojtar i Paris Saint Germain…

FRANCE – Lionel Messi ka pranuar kushtet e kontratës së Patis Saint Germain dhe në orët në vazhdim pritet të jetë në Paris për të firmosur.Lajmi për momentin bë...

Sport 10 Gusht 2021, 07:58

Lotët e milionerëve të futbollit…

ITALI – Nga lotët e Mesit, te këmbëngulja e Lukakut dhe ftohtësia e Donnarummës, një verë që na tregoi tri mënyra të ndryshme, se si të largohesh nga një skuadë...