Sport

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare edhe për 4 vjet të tjera në Serinë A

10 Gusht 2021, 10:23 Nga DOSJA
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare edhe për 4 vjet të tjera

ITALI – Ardian Ismajli ndryshon skuadër por jo kampionat. Pas një sezoni pozitiv me Spezian në e Serisë A, mbrojtësi i kombëtares shqiptare është transferuar zyrtarisht te Empoli skuadër e sapongjitur në Serie A.

Empoli e ka blerë kartonin e mbrojtësit shqiptar i cili ka firmosur për 4 vite deri në 30 qershor të 2025-ës.

Ardian Ismajli është rritur si futbollist te skuadra kosovare e 2 Korrikut për të kaluar më pas te Hajduku i Splitit në Kroaci aty ku spikati me lojërat e tij, teksa në kampionatin kroat rregjistroi në total 80 ndeshje.

Ismajli u transferua nga Hajduku i Splitit te Spezia për 2,2 milionë euro. 24-vjeçari kontribuoi në qëndrimin e Spezias në Serie A, teksa u aktivizua në 17 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol.
B. T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 10:11

Lionel Messi është lojtar i Paris Saint Germain…

FRANCE – Lionel Messi ka pranuar kushtet e kontratës së Patis Saint Germain dhe në orët në vazhdim pritet të jetë në Paris për të firmosur.Lajmi për momentin bë...

Sport 10 Gusht 2021, 07:58

Lotët e milionerëve të futbollit…

ITALI – Nga lotët e Mesit, te këmbëngulja e Lukakut dhe ftohtësia e Donnarummës, një verë që na tregoi tri mënyra të ndryshme, se si të largohesh nga një skuadë...