Sport

Bashkë me Messin, PSG nga sot është një skuadër ëndrrash…

10 Gusht 2021, 12:42 Nga DOSJA

FRANCE – Më në fund edhe Messi ka pranuar ofertën e Paris SG. Pas zyrtarizimit të Sergio Ramos dhe Donnarumës, kompletohet një skuadër nga ato të ëndrrave.

Ja si mund të jetë 11-tshja PSG-s për sezonin e ardhshëm, mes emrave të rinj dhe atyre të vjetër, tashmë skuadra franceze konsiderohet një “Dream Team”.

Wijnaldum ishte i pari, më pas erdhi zyrtarizimi i Hakimit dhe i Sergio Ramos. Pa kaluar ende 48 orë nga fitimi i trofeut të Europës, i erdhi rradha Donnarummës dhe tani Messi.

Në këto momente PSG është kandidate për të qenë një prej skuadrave më të forta në botë, të paktën në letër.

Në këtë formë ata duket të jenë gati për të arritur objektivin që kërkojnë prej kohësh, atë të Champions Leagues.

Portieri, Gianluigi Donnarumma, me vlerë 60 milionë euro.

Krahu i djathtë Achraf Hakimi, me vlerë merkatoje 60 milionë euro.

Mbrojtës qendre i djathtë, Sergio Ramos me vlerë prej 10 milionë euro.

Mbrojtës qendre i majtë, Marquinhos, pjesë e PSG që nga viti 2013, me vlerë merkatoje 75 milionë euro.

Mbrojtës i krahut të majtë, Juan Bernat, lojtar i PSG që nga viti 2018, me vlerë prej 16 milionë euro.

Mesfushor i djathë, Georginio Wijnaldum, me vlerë merkatoje prej 30 milionë euro.

Mesfushor qendre Leandro Paredes, i blerë në janar të vitit 2019 me vlerë 20 milionë euro.

Mesfushor i krahut të majtë, Marco Verratti, pjesë e PSG që nga viti 2012, me vlerë merkatoje 55 milionë euro.

Sulmues i majtë, Neymar pjesë e PSG që nga viti 2017 me vlerë merkatoje 100 milionë euro.

Sulmues qëndre Leo Messi, me vlerë merkatoje 80 milionë euro.

Sulmues i djathtë Kylian Mbappe pjesë e PSG që nga viti 2017 me vlerë merkatoje 160 milionë euro.

Një 11-tshe që ka një vlerë prej 660 milionë euro. Po pankina? Edhe atje janë emra të nivlit të lartë. Keylor Navas me vlerë 12 milionë euro, Presnel Kimbpembe me vlerë 40 milionë euro, Angel di Maria 20 milionë euro, apo Mauro Icardi me vlerë 40 milionë euro.

Pochettino do të jetë në vështirësi të mëdha për të ndërtuar formacionin, aq më tepër kur një skemë klasike 4-4-2 është thuajse e pamundur.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 10:11

Lionel Messi është lojtar i Paris Saint Germain…

FRANCE – Lionel Messi ka pranuar kushtet e kontratës së Patis Saint Germain dhe në orët në vazhdim pritet të jetë në Paris për të firmosur.Lajmi për momentin bë...

Sport 10 Gusht 2021, 07:58

Lotët e milionerëve të futbollit…

ITALI – Nga lotët e Mesit, te këmbëngulja e Lukakut dhe ftohtësia e Donnarummës, një verë që na tregoi tri mënyra të ndryshme, se si të largohesh nga një skuadë...