Sport

Grealish, pa frikë: “Askush nuk është si unë te City. 117 mln.? Presioni zero”

10 Gusht 2021, 10:11 Nga DOSJA
Grealish, pa frikë: “Askush nuk është si unë te City.

ANGLI – Zbarkimi i Jack Grealish në klubin kampion anglez, si futbollisti më i paguar në ligën më të pasur në botë, mund të jetë frikësues për këdo, por jo për Grealish, i cili në konferencën e prezantimit ishte në gjendje të befasonte shtypin britanik.

Shumë prej tifozëve të tij, e kanë konsideruar atë tradhtar. Por për Grealish, Manchester City është një tren i që duhet humbur, një nga ato mundësi që të ndodhin vetëm një herë në jetë:

“Ditët e fundit kanë qenë vërtet të jashtëzakonshme, po përjetoj ndjesi që nuk i kam ndjerë kurrë më parë. Isha në Aston Villa gjatë gjithë jetës sime: Unë gjithmonë kam blerë një biletë sezoni për të, që kur isha katër vjeç dhe largimi ishte një nga zgjedhjet më të vështira të jetës sime. Por tani mendja ime është 100% e fokusuar te Manchester City”.

“Unë mendoj se jam i ndryshëm nga çdo lojtar në këtë ekip. Askush këtu nuk është si unë. Lojtarët si Sterling duan të driblojnë dhe të krijojnë hapësira në krah. Phil Foden ka pak nga të gjitha në cilësi. Kjo është arsyeja pse Guardiola më donte këtu, sepse unë mund të mbuloj shumë pozicione në mesfushë dhe si trekuartist. Se askush këtu nuk është si unë,”- jehojnë ende fjalët e tij në sallën e shtypit të Mançesterit.

Diskutimet për 117 milionë euro e shpenzuara nga klubi i Cityt për ta rrëmbyer atë nga Aston Villa: “Unë nuk ndjej asnjë lloj presion mbi mua. Përkundrazi, unë e marr si një kompliment shifrën, më pëlqen, e konsideroj një biletë. Kur një kompani investon aq shumë te dikush, është se ata besojnë dhe këtë ti duhet ta demonstrosh. Vullneti im është që ta justifikoj këtë besim duke fituar sa më shumë trofe të jetë e mundur”.

Dashuria për trajnerin Pep Guardiola mbizotëron në fjalët e Grealish: “Unë fola me Guardiolan, por nuk do të shkoj shumë larg me detajet. Ai më tha se më sheh në pozicione të ndryshme në fushë. Mendoj se mund ta bëj këtë, veçanërisht në një klub si City, ku fokusi është në posedimin e topit. Stërvitjet e tij kanë diçka të bujshme, ai bën gjëra që askush nuk do t’i mendonte të mundshme”.

Jack Grealish foli edhe për fanellën që do të veshë, për atë me numër 10, të trashëguar nga Aguero dhe që do të peshojë aq shumë nga minuta e parë në Premier League: “Eshtë një përgjegjësi e madhe për këdo, por unë ende mendoj se mund ta bëj dhe gjithashtu shumë mirë. Unë dua t’i tregoj klubit se ata bënë mirë që investuan aq shumë para për mua.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aston villa jack grealish manchester city aston villa jack grealish manchester city

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 07:58

Lotët e milionerëve të futbollit…

ITALI – Nga lotët e Mesit, te këmbëngulja e Lukakut dhe ftohtësia e Donnarummës, një verë që na tregoi tri mënyra të ndryshme, se si të largohesh nga një skuadë...