Sport

21-vjeçari norvegjez “braktis” kuqezinjtë për Eintracht Frankfurtin…

10 Gusht 2021, 09:01 Nga DOSJA

ITALI – Pas vetëm një sezoni te Milani, lëvizja e 21-vjeçarit norvegjez, Jens Petter Hauge drejt Eintracht Frankfurt tashmë është zyrtare. Pas njoftimit për shtyp nga gjermanët, vjen edhe ai i klubit kuqezi, me detajet e operacionit:

“AC Milan njofton se ka shitur përkohësisht, me detyrimin e blerjes përfundimtare, në kushte të caktuara të performacës sportive të futbollistit Jens Petter Hauge te Eintracht Frankfurt. Klubi falënderon Jens Petter për profesionalizmin dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen e tij personale dhe profesionale”.

Nuk kanë munguar edhe fjalët e para të Jens Peter Hauge, si lojtar i Eintracht Frankfurt: “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që hedh hapin tim të radhës. Eintracht është një klub me një traditë të madhe dhe tashmë ka bërë gjëra të mëdha ndërkombëtarisht. Kam ndjekur rrugën e tyre në Ligën e Europës dhe mezi pres të vesh këtë fanellë”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 21-vjeçarit norvegjez eintracht frankfurt jens petter hauge milani 21-vjeçarit norvegjez eintracht frankfurt jens petter hauge milani

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 07:58

Lotët e milionerëve të futbollit…

ITALI – Nga lotët e Mesit, te këmbëngulja e Lukakut dhe ftohtësia e Donnarummës, një verë që na tregoi tri mënyra të ndryshme, se si të largohesh nga një skuadë...