Politike

Fotoja e Salvador Kaçajt me Berishën para dorëheqjes, Patozi s’ndalet me akuzat

2 Qershor 2019, 09:05 Nga DOSJA
Fotoja e Salvador Kaçajt me Berishën para dorëheqjes, Patozi

Tiranë- Për foton ku u shfaq ish-kryeministri Sali Berisha me ish-kandidatin e Bindjes Demokratike për Lezhën Salvador Kaçaj disa ditë para se të tërhiqej nga gara,  ka folur Astrit Patozi.

Ai ka theksuar në një intervistë për Dosja.al se kandidatët që u larguan nuk patën këllqe të qëndronin në garë. Për Kaçajn ai u shpreh se tjetër gjë tha publikisht dhe se tjetër gjë kishte komunikuar me të.

“Kjo është një pyetje për ata të dy, çfarë lidhje kam unë me këtë? Unë kam marrë vetëm një mesazh nga zoti Kaçaj dhe më shprehte mirënjohjen për besimin që i kam dhënë. Deklarata e tij në media ishte krejtësisht tjetër.”, u shpreh ai.

Pjesë nga intervista:

3 prej kandidateve tuaj për kryetar bashkie kanë dhënë dorëheqjen pasi janë shprehur se nuk pranojnë të jenë fasadë, madje një prej tyre Bledar Sinella iu ka akuzuar se e keni vendosur si kandidat pa u konsultuar mirë me të? Si i komentoni këto deklarata?

Kandidatët tanë kanë qenë një trysni të hatashme.

Ata s’kanë thënë këtë gjë në reagimet e tyre.

Një njeri që është nën presion mund të thotë gjithçka. Unë nuk jam nën presion dhe duke mos qenë nën presion them të vërtetën. Kandidatët tanë janë agresuar nga të dy palët, nga partitë e vjetra, por më shumë nga PD-ja e cila daljen tonë e ka parë si kërcënim s’e mos humb opozita monopolizimin e saj, por ky nuk është problemi jonë. Kandidatët janë kërcënuar nga të dy palët dhe disa prej tyre nuk patën këllqe për të qëndruar më tej, kjo nuk na bën as më të dobët dhe as më pak të vendosur. Për Bledar Sinelllën, zotëria nuk pati këllqe të qëndrojë  dhe kaq mund të them për atë. Ka ardhur dy herë për të takuar para se të jepte dorëheqjen, por kjo nuk më intereson më.

A ka pasur një proces përzgjedhjeje të kandidateve tuaj. Si u zgjodhen ata?

Kemi Leonard Ollin në Korçë, Valbona Mezinin ne Vlorë, këta dhe shumë të tjerë janë njerëz që kanë marrë përgjegjësi që ditën e parë, të krijimit të kësaj force politike dhe për të garuar në zgjedhje. Sigurisht që ka pasur një përzgjedhje nga ana jonë aq sa mund të bëhej për një kohë të shkurtër dhe besoj se kemi gjetur më të mirët për aq mundësi sa kishim.

Ish-kandidati për Bashkinë Lezhë, Salvador Kacaj u shfaq në foto me Berishën, para se të jepte dorëheqjen nga gara për Lezhën.A mendoni se ka ndikuar Berisha në këtë vendim të tij, pra të ketë influencuar?

Kjo është një pyetje për ata të dy, çfarë lidhje kam unë me këtë? Unë kam marrë vetëm një mesazh nga zoti Kaçaj dhe më shprehte mirënjohjen për besimin që i kam dhënë. Deklarata e tij në media ishte krejtësisht tjetër.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike intervista astrit patozi sali berisha salvador kacaj intervista astrit patozi sali berisha salvador kacaj

Sondazh

Poll