Sport

Armando Broja mund të huazohet përsëri. Southampton, adresa tij e re

9 Gusht 2021, 09:51 Nga DOSJA
Armando Broja mund të huazohet përsëri. Southampton, adresa tij e

ANGLI – Armando Broja është rikthyer te Chelsea, pas një viti të suksesshëm si i huazuar te Vitesse në Eredivisie, me shumë mundësi, do të huazohet sërish nga “blutë” e Londrës, të cilët kërkojnë, që sulmuesi i ri shqiptar të ketë mundësi më të mëdha për t’u aktivizuar.

Sipas “Football London”, Broja është i gatshëm të huazohet te Southampton. Raportohet se Chelsea dëshiron ta huazojë sulmuesin e kombëtares shqiptare te një klub anglez, që të ketë më shumë hapësira që të luajë, pas ardhjes së belgut Romelu Lukaku.

Sulmuesi 19-vjeçar ka shkëlqyer në ndeshjet përgatitore të “bluve” të Londrës dhe tashmë ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare, të vlefshme deri në qershor të vitit 2026. Kalimi te Southampton do t’i jepte mundësi sulmuesit që të ketë më shumë hapësirë.

Sipas mediave angleze, Armand Broja ka pranuar të huazohet te Southampton. Pas largimit të Danny Ings, edhe skuadra e Southamptonit ka shfaqur interesim për shqiptarin, çka mund të zyrtarizohet, pas finales së Superkupës së Europës, ku Broja është i ftuar nga trajneri Thomas Tuchel.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport armando broja rikthyer te chelsea te southamptoni vitesse në eredivisie armando broja rikthyer te chelsea te southamptoni vitesse në eredivisie

Sondazh

Poll