Sport

VIDEO/”Zhang shite klubin”! Protesta kundër presidentit të Interit edhe në miqësoren ndaj Parmës, tifozët nuk

8 Gusht 2021, 21:10 Nga DOSJA

ITALI– “Zhang nëse Interi duhet të shpëtojë, duhet të largohesh”. Pas disa banderolave që u shfaqën në selinë e klubit zikaltër, tifozët e Interit ishin të pranishëm në miqësoren që Inter zhvilloi në Tardini ndaj Parmës përfunduar me shifrat 2-0 për skuadrën e Simone Inzaghit.

500 tifozët e Interit shprehën pakënaqësinë e tyre me kore dhe banderola kundër pronaëve kinezë para dhe gjatë ndeshjes.”Zhang shite klubin”, ishin disa nga thirrjet e tifozëve, me disa euro nëpër duar si për të ironizuar problemet financiare që ka klubi. Një tjetër banderolë u shfaq, por këtë herë në mbështetje të lojtarëve.”Trajner dhe lojtarë: ju keni mbështetjen tonë. Ne presim bashkim, djersë dhe angazhim nga ju”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter zhang inter zhang

Sondazh

Poll