Sport

UEFA zbardh emrin e arbitrit të finales së Superkupës së Europës

9 Gusht 2021, 08:13 Nga DOSJA
UEFA zbardh emrin e arbitrit të finales së Superkupës së

ZVICËR – Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA -s ka njoftuar, se Sergei Karasev (Rusi) do të vendos drejtësinë në ndeshjen e Superkupës së Europës mes Chelsea dhe Villarreal, e cila zhvillohet të mërkurën, më 11 gusht, në stadiumin “Windsor Park”, në Belfast të Irlandës së Veriut.

Karasev është 42 vjeç dhe drejton ndeshje ndërkombëtare që nga viti 2009. Rregullisht ai gjykon ndeshje në UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe takimet e ekipeve kombëtare.

Ai vendosi drejtësi në tri ndeshje në “EURO 2020” këtë verë, përfshirë ndeshjen e raundit të 16 -të midis Holandës dhe Republikës Çeke dhe veproi si arbitër i katërt në tre ndeshje të tjera gjatë turneut.

Në ndeshjen e Superkupës, Karasev do të ndihmohet nga bashkëkombasi Igor Demeshko dhe Maksim Gavrilin, ndërsa Alexey Kulbakov (Bjellorusia) do të jetë zyrtari i katërt.

Roli i ndihmësit të video-arbitrit (VAR) është caktuar Marco Fritz (Gjermani) dhe ai do të shoqërohet nga Pawel Gil (Poloni) dhe Massimiliano Irrati (Itali).  Ndihmësi i gjyqtarit rezervë Filippo Meli (Itali) përfundon formacionin e saj UEFA.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll