Sport

Van Bommel e nis mbrapsh te Wolfsburg, gafë amatoreske që në debutim, rrezikon ndeshjen

9 Gusht 2021, 08:43 Nga DOSJA
Van Bommel e nis mbrapsh te Wolfsburg, gafë amatoreske që në

GJERMANI – VfL Wolfsburg fitoi 3-1 përballë Münster në ndeshjen e Kupës, por një gabim në numrin e zëvendësimeve që kreu trajneri Mark van Bommel, mund t’i kushtojë Wolfsburg humbjen e takimit në tavolimë.

Skuadra kundërshtare ka protestuar në federatën gjermane për numrin e zëvendësimeve, sepse sipas saj, Wolfsburgu ka kryer 6 të tilla, ndërkohë që lejohen vetëm 5.

Sipas mediave gjermane trajneri Van Bommel ndryshoi 3 lojtarë gjatë kohës së rregullt e më pas 3 të tjerë në kohën shtesë.

Kjo ishte ndeshja e parë e holandezit si trajner i Wolfsburgut dhe me sa duket menjëherë e gjen veten në telashe.

Ndërkohë klubi ende nuk ka një reagim zyrtar për ngjarjen që ka ndodhur në këtë ndeshje.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll