Sport

Skuadra e tij kërkon sulmues, ja si i përgjigjet Cikalleshi

9 Gusht 2021, 06:40 Nga DOSJA
Skuadra e tij kërkon sulmues, ja si i përgjigjet Cikalleshi

TURQI – Skuadra e tij Koniaspor është çuditërisht në kërkim të një sulmuesi, ndërkohë ai aktuali, Sokol Cikalleshi e ka marrë më tepër si sfidë këtë gjë dhe po argëtohet duke shënuar.

Edhe në miqësoren e djeshme ndaj Alaniaspor, sulmuesi kuqezi i aktivizuar si titullar, ka treguar që në start se nuk ka ndërmend të lëshojë vendin në formacion.

Ai la shenjën e tij në këtë ndeshje me një gol që në minutën e 13-të, duke i dhënë avantazhin Koniasporit në një takim, ku edhe Çekiçi ishte titullar.

Sfida u mbyll me rezultatin 3-1 për Koniaspor, që zhvilloi një lojë shumë të mirë e vazhdon me formën e shkëlqyer në këtë periudhë, pasi ka fituar tri miqësoret e fundit radhazi.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll