Sport

Rafaella, motra e Neymarit, i uron “mirëseardhjen” në Paris familjes Messi…

9 Gusht 2021, 09:26 Nga DOSJA

FRANCE – Pas lamtumirës në “Camp Nou”, nënshkrimi i Lionel Messit me Paris SG tashmë duket vetëm çështje kohe dhe thjeshtë një formalitet burokratik. Në kryeqytetin e Francës janë duke pritur argjentinasin dhe familjen e tij.

Rafaella, e motra e yllit brazilian Neymar, është ndër të parat që i uron mirëseardhjen familjes Messi në Paris, paçka se ende asgjë nuk është zyrtarizuar nga klubi francez.

“Mirësevini, bukuroshe,”- ka shkruar Rafaella në një postim të Antonelas, bashkëshortes së “Pleshtit”, duke lënë të kuptohet se nënshkrimi i Messit me PSG-në do të ndodhë së shpejti.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport camp nou e motra e yllit brazilian neymar nënshkrimi i lionel messit paris sg rafaella camp nou e motra e yllit brazilian neymar nënshkrimi i lionel messit paris sg rafaella

Sondazh

Poll