Sport

Gati për vizitat mjekësore, ja çfarë thotë kontrata e Chelsea për Lukakun

9 Gusht 2021, 06:16 Nga DOSJA

ANGLI– Kthimi i Lukakut te Chelsea është në detajet e fundit. Ai po i kushton bluve të Londrës 97.5 milion stërlina dhe pritet që shumë shpejt të kalojë për testet mjeksore.

Lukaku do t’i ribashkohet Chelsea në Premier League shtatë vjet pas largimit të tij për tek Everton në 2014.

Të dy klubet tani kanë rënë dakord për çmimin e 28-vjeçarit, i cili i tha kampionëve të Italisë javën e kaluar se donte të bashkohej me Chelsean. Kontrata e re i jep mundësinë sulmuesit belg që të përfitojë rreth 200,000 stërlina në javë.

Objektivi i parë i Blutë këtë sezon ishte Erling Haaland, të cilin ata u përpoqën ta merrnin për 64 milionë stërlina për ta shkëputur nga Borussia Dortmund një vit para se ai të ketë mundësi të largohet pa para nga skuadra gjermane.

Kjo ofertë u refuzua nga klubi gjerman edhe pse siç raportojnë mediat britanike, në marrëveshje përfshiheshin edhe Tammy Abraham ose Callum Hudson.

Haaland që atëherë ka hedhur poshtë lidhjet me Premier League, duke këmbëngulur se do të qëndrojë për të luftuar Bayern Munich në Bundesliga këtë sezon.

Nga ana tjetër ‘Blutë’ fillojnë sezonin e tyre me një përplasje kundër rivalëve të Londrës Crystal Palace të shtunën dhe ata do të shpresojnë që të kenë Romelu Lukaku në dispozicion për debutimin e tij të dytë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll