Politike

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s mbërrin në Tiranë, takim me Ramën dhe Metën (AXHENDA)

2 Qershor 2019, 07:33 Nga DOSJA
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s mbërrin në Tiranë,

Tiranë- Mesditën e  sotme Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  ka mbërritur në Tiranë, pikërisht në ditën kur opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare. Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, ku të dy kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër.

Mësohet se Stoltenberg do të qëndrojë në Tiranë vetëm disa orë, ku edhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Në qendër të bisedës mes Ramës dhe Stoltenberg do të jetë situata në rajon dhe aktualiteti politik në Shqipëri.

Ai do të mbërrijë pas mesdite ne aeroportin “Nënë Tereza”, ku do te pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka.

Ndalesa e parë do të jetë ne Kryeministri, ku do të pritet nga Kryeministri Rama, i shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër per shtyp. Me pas Sekretari Stoltenberg do të zhvilloje një takim dypalësh ne Presidencë. Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.

Theksojmë se opozita sot do të nisë protestën e saj në orën 19:00 të mbrëmjes ku sërish do të kërkohet rrëzimi i qeverisë Rama. Një ditë më parë kryeministri Rama hapi fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jens stoltenberg  në tianë protesta e opozites 2 qershor 2019 stoltenberg takim me ramën jens stoltenberg  në tianë protesta e opozites 2 qershor 2019 stoltenberg takim me ramën

Sondazh

Poll