Sport

VIDEO/ Goditi kalin për ta qetësuar para garës, trajnerja përjashtohet nga Olimpiada

7 Gusht 2021, 14:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Goditi kalin për ta qetësuar para garës, trajnerja

JAPONI-Një situatë delikate dhe befasuese ndodhi gjatë konkursit olimpik në pentathlon për femra. Annika Schleu, sportistja që përfaqëson Gjermaninë e mbylli konkursin në vendin e fundit, për shkak se kali i saj i quajtur Saint Boy nuk i bindej veprimeve.

Në këtë disiplinë, secilit atlet i caktohet një kalë rastësisht vetëm 20 minuta para garës, një periudhë kohe brenda së cilës kalorësi duhet të gjejë ndjeshmëri me kalin. E tronditur dukshëm, kafsha refuzoi të përfundojë testin, duke bërë që Annika Schleu të shpërthejë në lot dhe duke e detyruar atë të humbasë vendin e parë.

“Godite mirë, godite!” ishin fjalët e trajneres Kim Raisner prapa gardhit, ulërima që bënë organizatorët të dyshojnë, duke nisur një hetim për sjelljen e gjermanit ndaj Saint Boy. Në fund të hetimit, Raisner u përjashtua nga Lojërat për goditje të vazhdueshme të kalit para garës, me qëllim që ta qetësonte atë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport annika schleu gjermania tokio 2020 annika schleu gjermania tokio 2020

Sondazh

Poll