Sport

TOKIO 2020/ Spanja nuk ia merr dot fronin e Olimpiadës Brazilit, Seleccao fiton medaljen e artë për herë të dytë radhazi

7 Gusht 2021, 14:29 Nga DOSJA
TOKIO 2020/ Spanja nuk ia merr dot fronin e Olimpiadës Brazilit, Seleccao

TOKIO-Brazili fiton në finale ndaj Spanjës në Lojërat Olimpike për futboll. Selecao triufmoi me shifrat 2-1 duke marrë kështu medaljen e artë, por edhe duke mbrojtur titullin olimpik.Në minutën e 36′, portieri Unai Simon bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Cunhas, fillimisht gjyqtari bëri me shenjë se loja duhet të vazhdojë, por ishte ndërhyrja e VAR që përcaktoi se ishte penallti.

Pranë topit shkoi sulmuesi i Everton, Richarlison por që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë Brazili nuk u dorëzua në këtë fraksion loje, sepse Matheus Cuna shënoi në minutën e 45′, një realizim që tregoi mangësi në mbrojtjen e Spanjës. Në pjesën e dytë Spanja barazoi në minutën e 61′ me Oyarzabal.

90 minutat përfunduan në 1-1, ndërsa Malcom në shtesë shënoi për Brazilin në minutën e 109′ duke i dhënë duke i dhënë Brazilit medaljen e arit të dytë radhazi në futboll pas asaj të fituar në Lojërat Olimpike të ”Rio 2016”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazili spanja tokio 2020 brazili spanja tokio 2020

Sondazh

Poll