Aktualitet

‘Shqiponjat’ ndalojnë ‘BMW’ e dyshimtë në Lushnje/ Lëvizte me 50 mijë euro cash me vete, vihet nën hetim për past

8 Gusht 2021, 08:29 Nga DOSJA
‘Shqiponjat’ ndalojnë ‘BMW’ e dyshimtë në

LUSHNJE– Soni Pepa u ndalua nga forcat ‘Shqiponja’ në Lushnje. Ishin efektivët ata të cilët pikasën makinën tip ‘BMW’ dhe pas kontrollit, 37-vjeçarit iu gjetën 49.980 euro të padeklaruara. I riu me banim në Belsh, nuk kishte dokumentacion shoqërues me vete për eurot që mbante, ndaj dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISE:

Kontrolle të shtuara nga Policia në akset rrugore me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve gjenden dhe ekuestrohen një sasi eurosh një shtetasi që qarkullonte me një automjet tip “BMW”. Sekuestrohen 49.980 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundraligjshme. Procedohet penalisht poseduesi i tyre për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Në kuadër të masave të marra për mbajtjen nën kontroll të situatës së rendit në qarkun e Fierit, janë shtuar kontrollet në akset rrugore si edhe në vendet që frekuentohen nga persona me precedent kriminal. Si rezultat i kontrolleve, nga Forca e Posacme “Shqiponja” në qytetin e Lushnjes u ndalua automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin S. P.Gjatë kontrollit, në automjetin e këtij shtetasi u gjetën 49.980 euro për të cilat nuk kishte dokumentacion shoqërues me vete dhe dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, proceduan penalisht shtetasin S. P., 37 vjeç, banues në Belsh.Vijon puna për dokumentimin ligjor në lidhje me burimin e të ardhurave të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet forcat shqiponja ne lushnje soni pepa forcat shqiponja ne lushnje soni pepa

Sondazh

Poll