Aktualitet

Plagosje në Shëngjin/ Goditet me thikë 24-vjeçari me precedent penal, sherri nisi në bregdet dhe vijoi te shëtitorja, poli

8 Gusht 2021, 07:39 Nga DOSJA
Plagosje në Shëngjin/ Goditet me thikë 24-vjeçari me

LEZHË– Markelian Pepa është 24-vjeçari që ka mbetur i plagosur me thikë në Shëngjin pas mesnate. Pepa ka marrë disa plagë në trup, pas një konflikti që kishte me disa persona të tjerë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku po merr kujdesin e duhur mjekësor.

Ngjarja ndodhi pas mesnate në shëtitoren e Shëngjinit, në periudhën kur të gjithë pushuesit ndodheshin jashtë. Fillimisht Pepa dhe personat me të cilët është konfliktuar janë zënë në bregdet e më pas sherri ka vijuar deri te shëtitorja, aty ku dhe ai është goditur me thikë.

Emri i Pepës nuk është i panjohur për efektivët pasi në vitin 2018 në lagjen Varosh të qytetit të Lezhës, pranë hyrjes se një tuneli poshtë kalasë së qytetit ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së shtetasit Xh. M. Në vendin e ngjarjes në atë kohë u gjetën 35 gëzhoja, të sekuestruara në cilësinë e provës material. Së bashku me armën grupi hetimor gjeti dhe sekuestruar edhe 332 fishekë luftarakë dhe 8 granata dore dhe një pistoletë shenjë dhënëse.

Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë siguruar disa kamera sigurie.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet markelian pepa sherr ne shengjin markelian pepa sherr ne shengjin

Sondazh

Poll