Aktualitet

Zjarrvëniet e qëllimshme në vend! Policia arreston 5 persona, mes tyre dy kushërinjtë në Fier që u vunë flakën pyjeve 

8 Gusht 2021, 07:29 Nga DOSJA
Zjarrvëniet e qëllimshme në vend! Policia arreston 5 persona, mes

TIRANË– Policia ka nisur aksionin për të vënë në pranga të gjithë personat që gjatë javëve të fundit me ose pa dashje janë kthyer në “piromanë” duke djegur qindra hektarë sipërfaqe toke dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Nga njoftimet e bëra publike nga Policia, bëhet me dije se në prangat e Policisë kanë rënë:

-Fier: Arben Muskaj dhe Zarif Muskaj janë dy kushërinjt e arrestuar, pasi akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr e kryer në bashkëpunim. Këta dy persona, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz si dhe pyllit në fshatin Kreshpan. Në datë 06.08.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz, Fier, ku është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarë me shkurre e pisha.

-Durrës: Artur Beqiri është arrestuar pasi dyshohet se ka vendosur zjarr një sipërfaqe toke duke djegur bimësi të egër kallamishte. Beqiri akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

-Belsh: Arrestohet në flagracë shtetasi Nexhip Hortja, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

-Librazhd: shpallet në kërkim policor Riza Duka, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Kukës: Arrestohet Ekrem Onuzini pasi dyshohet se i vuri zjarrin majës së Gjalicës

Të gjithë të lartpërmendurit do të përballen me ligjin për shkaktimin e flakëve, ndërsa flakët e shkaktuara prej tyre vijojnë ende të dëmtojnë zonat e gjelbra të vendit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarrevenie e qellimshme zjarrevenie e qellimshme

Sondazh

Poll