Aktualitet

I vuri flakën qëllimisht sipërfaqes së tokës në Durrës, arrestohet 49-vjeçari (EMRI)

8 Gusht 2021, 06:51 Nga DOSJA
I vuri flakën qëllimisht sipërfaqes së tokës në

DURRËS– Artur Beqiri është arrestuar nga policia e Durrësit pasi dyshohet se ka vendosur zjarr një sipërfaqe toke duke djegur bimësi të egër kallamishte. Beqiri akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

NJOFTIMI:

Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore. Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar, për zjarrvënie në Durrës.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Durrës.Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do të përballen me ligjin . Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artur beqiri zjarrevenie e qellimshme artur beqiri zjarrevenie e qellimshme

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2021, 20:59

Krimeja ka rëndësi: Bojkoto Goran Bregoviqin!

TIRANË- Përkundër shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut nga regjimi i okupimit në Krime dhe sanksionet ndërkombëtare, muzikanti serb Goran Bregović m...