Aktualitet

U plagos me thikë në Shëngjin, kush është 24-vjeçari që përfundoi në spital? Në 2018-ën terrorizoi qytetarët me kall

8 Gusht 2021, 07:57 Nga DOSJA
U plagos me thikë në Shëngjin, kush është

LEZHË– Markelian Pepa, është 24 vjeçari i cili u plagos me thikë mbrëmjen e djeshme në Shëngjin. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona në komisariat për të dhënë dëshminë e tyre.

Emri i Pepës nuk është i panjohur për efektivët pasi në vitin 2018 në lagjen Varosh të qytetit të Lezhës, pranë hyrjes se një tuneli poshtë kalasë së qytetit ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së shtetasit Xh. M. Në vendin e ngjarjes në atë kohë u gjetën 35 gëzhoja, të sekuestruara në cilësinë e provës material. Së bashku me armën grupi hetimor gjeti dhe sekuestruar edhe 332 fishekë luftarakë dhe 8 granata dore dhe një pistoletë shenjë dhënëse.

Sherr në Shëngjin/ Plagoset me thikë 24-vjeçari me precedent penal, policia shoqëron disa persona, sekuestron kamerat e sigurisë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet markelian pepa markelian pepa

Sondazh

Poll