Aktualitet

Plagosja e çiftit Paluca në Kamëz! Autori kishte në shënjestër Preng Palucën, plumbi kapi dhe të shoqen, nisin HETIMET,

8 Gusht 2021, 07:06 Nga DOSJA
Plagosja e çiftit Paluca në Kamëz! Autori kishte në

TIRANË– Disa të shtëna me armë zjarri tronditën kryeqytetin mbrëmjen e djeshme, duke shënuar atentatin e parë pas shumë javësh “qetësi”! Plumbat e adresuar për Preng Palucën nuk kursyen as bashkëshorten e tij, Antonetën, duke i lënë të dy të plagosur në derë të shtëpisë.

Çifti po qëndronin në oborrin e tyre, kur një person është afruar dhe ka qëlluar ndaj tyre me një silenciator, duke i lënë të dy të plagosur. Me urgjencë janë dërguar në spital, pasi Antoneta Paluca ka marrë një plumb në këmbën e majtë, ndërsa Prenga ka marrë një plumb në brinjë, megjithatë të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që të dy kurohen, Policia paralelisht ka nisur hetimet për zbardhjen e atentatit ndaj çiftit, ku pista kryesore është e shkuara e 50-vjeçarit dhe të konflikteve të vjetra. Kjo pasi jo më larg se 3 vite më parë në shtëpi i kishin vendosur tritol. Banesa e çiftit është e pajisur me të paktën 4 kamera siguria, të cilat besohet të kenë fiksuar momentin e atentatit, ndërsa do të ndihmojnë punën e policisë në zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka një emër si autor të dyshuar të ngjarjes, por për mungesë provash ende nuk e ka shpallur në kërkim, ndërsa po ashtu po hetohet edhe po hetohet edhe aktiviteti i disa prej vëllezërve të Preng Palucës prej vitesh jetojnë në vendet e Bashkimit Europian.

(k.m/a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet antoneta paluca plagosen burre e grua ne kamez preng paluca antoneta paluca plagosen burre e grua ne kamez preng paluca

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2021, 20:59

Krimeja ka rëndësi: Bojkoto Goran Bregoviqin!

TIRANË- Përkundër shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut nga regjimi i okupimit në Krime dhe sanksionet ndërkombëtare, muzikanti serb Goran Bregović m...