Aktualitet

EMRAT/ Zjarrvënie të qëllimshme, arrestohen 2 persona në Librazhd dhe Belsh  

8 Gusht 2021, 07:27 Nga DOSJA
EMRAT/ Zjarrvënie të qëllimshme, arrestohen 2 persona në

ELBASAN- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në vendin tonë për zjarrvenie të qëllimshme. Personat e arrestuar janë nga Librazhdi dhe nga Belshi, të cilët i kanë vendosur flakën mbeturinave dhe sipërfaqeve tokësore, por për shkak të erës flaka është përhapur duke marrë përmasa të mëdha. Personat e arrestuar janë  26-vjeçari Nexhip Hortja nga Belshi dhe 52-vjeçari Riza Duka nga Librazhdi.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Belsh, arrestuan në flagrancë shtetasin: Nexhip Hortja, 26 vjeç, banues në fshatin Dragot, Belsh. Ky shtetas dyshohet se në fshatin Dëshiran, Belsh, duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur 450 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasve Q.B., dhe M.Q.,

Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, shtetasin Riza Duka, 52 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në vëndin e quajtur “Krepat e Xhakës”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore

LAJMI KRYESOR: Zjarrëvëniet e qëllimshme në vend! Policia arreston 5 persona në Durrës, Librazhd dhe Belsh, mes tyre dy kushërinjt në Fier që u vunë flakën 2 pyjeve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nexhip hortja riza duka zjarrvënie e qëllimshme nexhip hortja riza duka zjarrvënie e qëllimshme

Sondazh

Poll