Aktualitet

Nuk ndalojnë rastet! Dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një 12-vjeçar, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë

8 Gusht 2021, 08:00 Nga DOSJA
Nuk ndalojnë rastet! Dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me

KAVAJË– Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Kavajës. Dyshohet se 39-vjeçari ka abuzuar seksualisht me një shtetas të mitur 12 vjeç. Kanë qenë familjarët e minorenit që kanë denoncuar në polici, teksa kanë nisur hetimet për rastin e rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur” të shtetasit I. C., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetas të mitur 12 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet abuzim me te mitur abuzim me te mitur

Sondazh

Poll