Aktualitet

Operacion në Mallakastër, kultivuan kanabis në tokë shtetërore, në pranga 69-vjeçari, shpallet në kërkim i biri

6 Gusht 2021, 07:33 Nga DOSJA
Operacion në Mallakastër, kultivuan kanabis në tokë

FIER– Policia e Shtetit ka arrestuar Zenel Lalaj, banues në Mallakastër, ndërsa në kërkim ka shpallur Artur Lalajn. Të dy akuzohen për prodhim shitje të narkotikëve, kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Fier

Vihen në pranga 3 shtetas, shpallet 1 në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Mallakastër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Si rezultat, gjatë një operacioni të organizuar në Mallakastër, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen një armë gjahu, fidanë narkotikë dhe lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Z. L., 69 vjeç, banues në Fratar dhe shpallën në kërkim djalin i tij, shtetasin A. L., 36 vjeç, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë të mbjellë në një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Çorrush, Mallakastër.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tyre u gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu dhe një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.
– – – –
Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 37 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi I. H., 59 vjeç, banues në Mbyet, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin A. M., 50 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprat penale “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin I. Gj., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Divjakë – Plazh, duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus”, është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin M. L., 66 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pas aksidentit 50-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga shërbimet e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mallakaster policia e fierit mallakaster policia e fierit

Sondazh

Poll