Aktualitet

‘Djali, pak patentën…’/ U ndalua nga Policia në Durrës, i riu “prihet në fytyrë”, kishte kana

6 Gusht 2021, 07:27 Nga DOSJA
‘Djali, pak patentën…’/ U ndalua nga Policia në

DURRËS– Policia Rrugore e Durrësit ka ndaluar një 21-vjeçar, i cili po përdorte celularin në timon por duket se fshihte më shumë. 21-vjeçari me inicialet K.H., në  momentin e ndalimit shfaqte shenja nervozimi duke ngritur dyshime tek Policia. Pasi e kanë kontrolluar, efektivët zbuluan se i riu nuk kishte patentë për drejtimin e mjetit, madje kishte me vete kanabis dhe një shkop metalik.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar në rrugën “Vëllazërimi”, Durrës, drejtuesin e një mjeti që po përdorte aparatin celular.

Pas ndalimit nga punonjësit e Policisë është konstatuar se drejtuesi nuk kishte leje drejtimi. Gjatë veprimeve nga punonjësit e Policisë, ky shtetas bënte lëvizje të dyshimta për të fshehur çantën e dorës. Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll fizik ndaj tij dhe në mjet, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një shkop metalik.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e durresit policia e durresit

Sondazh

Poll