Aktualitet

I kishte borxhe bixhozi! Italiani merr armën, qëllon shqiptarin, i riu me dy plagë në spital (EMRAT+DINAMIKA)

6 Gusht 2021, 07:01 Nga DOSJA
I kishte borxhe bixhozi! Italiani merr armën, qëllon shqiptarin, i riu

ITALI– Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali, dy ditë më parë. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në mesnatën e të mërkurës, ku një italian ka qëlluar dy herë me armë zjarri shqiptarin, i cili është identifikuar si Berti Keci.

Gennaro Fezza, 62 vjeç, me origjinë nga Salerno, por banues prej 35 vitesh në Massa Lombarda kishte luajtur bixhoz me shqiptarin dhe kishte humbur para. Pas një sherri ka marrë armën dhe ka qëlluar dy herë shqiptarin, i cili shkoi në spital në gjendje të rëndë, por tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

62-vjeçari u prangos menjëherë nga Policia, ndërsa ende nuk ka rrëfyer versionin e tij për plagosjen e shqiptarit, megjithatë pista kryesore mbetet ajo e borxheve. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet berti keci gennaro fezza itali plagoset berti keci berti keci gennaro fezza itali plagoset berti keci

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2021, 18:52

Sherr në Tiranë, plagoset i riu me thikë

TIRANË– Një 24-vjeçar me inicialet A.K., është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Mësohet se i riu është plagos...