Aktualitet

Dita e 14/ Situatë kritike me zjarret në Karaburun dhe Majën e Rrunës, po punohet në dhjetë zona. Vijnë helikopterët nga

6 Gusht 2021, 07:08 Nga DOSJA
Dita e 14/ Situatë kritike me zjarret në Karaburun dhe Majën e

SHQIPËRI– Sot vendi shënon ditën e 14 të ‘luftës’ me flakët! Situata në Vlorë, deri më tani duket e qetë, pasi janë vendosur nën kontroll zjarret në fshatrat Gjorm dhe Gumenicë. Po ashtu nën kontroll është edhe flaka që rrezikon parkun e Llogarasë! Ndërkohë Bashkia e Selenicës ka nisur bilancin e dëmeve të zjarrit të një dite më parë, kur janë djegur 1200 rrënje ullinj, tre banesa ndërsa janë zhdukur 60 kokë bagëti.

Në Shkodër, situata paraqitet e qetë, pasi flakët në malin e Taraboshit janë shuar gjatë natës. Po ashtu edhe në Fushë-Arrëz, është shuar përfundimisht vatra e zjarrit. Flakët rrezikuan edhe Parkun Kombëtar të Thethit, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll shumë shpejt. Por ndryshe nga këto zona, siutatë e vështirë më flakët është në Majën e Rrunës në Kukës, ku zjarret vijojnë të përhapen. Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja me helikopter nga ajri.

Zjarri ka përshirë edhe Luginën e Valbonës në Tropojë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Aktualisht, po punohet nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), e Vërmosh (Malësi e Madhe). Rrezik për djegie të banesave dhe rrezik për jetën e njerëzve nuk ka. Sot erdhi helikopteri nga Çekia, së bashku me dy helikopterët e Holandës dhe 50 trupave ushtarake, të cilët ju përgjigjën kërkesës së BE për të ndihmuar vendin tonë në ‘betejën’ me flakët.

SITUATA E ZJARREVE SIPAS MINISTRISË SË MBROJTJES:

-2 prej tyre si Karaburuni dhe Maja e Rrunës janë vatra me intensitet më të lartë. Në majën e Rrunës, helikopteri ka bërë të mundur uljen e agresivitetit të flakëve dhe nuk rrezikohen banesa.

-Në Qarkun e Vlorës, Gadishulli i Karaburunit, vatra është mbajtur nën kontroll për të mos lejuar kalimin në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Është mundësuar eleminimi i vatrave në pjesën më të madhe të zonës së prekur dhe momentalisht nuk ka rrezik

-8 vatrat e tjera në: Bashkinë Finiq (Vlorë), në fshatin Vermosh (Shkodër), në fshatrat Thirrë, Domgjonaj, Munellë (Lezhë), në Dropull (Gjirokastër), në fshatin Klysyrë )Tropojë, në fshatin Bardhaj (Dibër) si dhe në Kodër Sharrë (Tiranë) janë nën kontroll dhe do të monitorohen edhe gjatë natës, për të mos lejuar që ndryshimet e kushteve klimatike të ndikojnë në përhapjen e flakëve.  

(k.m;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll